Politika Rritja e pagave në sektorin privat, Rama nis nesër takimet me sipërmarrjen

Rritja e pagave në sektorin privat, Rama nis nesër takimet me sipërmarrjen

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisin takimet me sipërmarrjen për rritjen e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë Lek”, njoftoi Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë thotë se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së pagës minimale.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, thotë Rama.