Kryesore Rritje dramatike e rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Rritje dramatike e rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten me shifra të larta në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilat 289 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona, duke e çuar në 443 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin.

Mes viktimave në 24 orët e fundit ishte edhe një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier”.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.