Aktualitet Rrumbullaku për zhdukjen e Ervis Martinajt: Hetimet janë në rrugë të mbarë...

Rrumbullaku për zhdukjen e Ervis Martinajt: Hetimet janë në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin

“Hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj janë në rrugë të mbarë”.

Kështu deklaroi drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference për mediat, pa dhënë shumë detaje për ngjarjen e bujshme që ka ngritur shumë pikëpyetje.

“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”,  tha Rrumbullaku.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 3 muajsh.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të kemi një përgjigje për fatin e tij.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve se kryeministri Edi Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.