Politika Ruçi dhe Balla takim me Presidentin e Bundestagut: Po ndjek nga afër...

Ruçi dhe Balla takim me Presidentin e Bundestagut: Po ndjek nga afër progresin e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS, Taulant Balla kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble..

Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Bundestagu ndjek nga afër progresin e Shqipërisë për reformat”, është shprehur ëolfgang Schäuble.

Nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se Shqipëria është e vendosur për agjendën e reformave për integrimin
“Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritetet tona”, ka thënë Ruçi.