Politika Ruçi hedh votën: S’ka burrë nëne që të vendosë diktaturën

Ruçi hedh votën: S’ka burrë nëne që të vendosë diktaturën

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar pranë shkollës “Liceu Artistik” në Tiranë, i cili është shprehur se ka zgjedhur pasi ishin dy kandidatë.

“Mirë që votova por edhe zgjedha. Besoj se nuk kemi dyshim se për kë kam votuar sepse ishin dy kandidatë.  Edhe po të them ndryshe nuk më beson njeri. Kishte 30 subjekte politike dhe dy kandidatë. Do ishte mirë që të ishin më shumë kandidatë në të 61 bashkitë. Nuk është dita që të analizojmë këtë çështje sepse ka qenë subjekt i papateve këto ditë. Më shumë subjekte politike pavarësisht se 30 nuk janë pak. Megjithatë sot nuk është dita që të analizojmë këtë çështje sepse kjo ka qenë objekt i diskutimit në ekranet tuaja dhe debatet politike të zhvilluara. Sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe për vendosmëri. Në kuptimin që dita të shkojë e qetë dhe kush të dëshirojë të marrë pjesë dhe është mirë që të marrin pjesë. Të matur sepse duhet respektuar edhe ai që voton dhe merr pjesë në votime edhe ai që nuk voton. Dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit , dhe si rezultat i kësaj maturie, qetësie dhe vendosmëria të shpresojmë që të hapen negociata të Tetor”, tha Ruçi.