Politika Ruçi në Katar: Heqja e vizave për shqiptarët rëndësi për bashkëpunimin

Ruçi në Katar: Heqja e vizave për shqiptarët rëndësi për bashkëpunimin

Shqipëria ka interes të rrisë bashkëpunimin dhe të kërkojë shtimin e investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.

Është kjo kërkesa e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij gjatë vizitës zyrtare në Katar.

Lehtësimi dhe heqja e vizave për shqiptarët është një tjetër aspekt që mundëson bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në atë të transporti ajror dhe hyrjen e Katar Airways  për fluturime direkte Doha-Tiranë, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Gjithashtu Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.