Sport Rudi Vata: Cana dhe Mavraj janë të pazëvendësueshëm, Panuçi më çuditi me...

Rudi Vata: Cana dhe Mavraj janë të pazëvendësueshëm, Panuçi më çuditi me këtë zgjedhje

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Turqisë. Për mikrofonin e “RTSH” shkodrani u shpreh:

“E prisja një ndeshje të vështirë. E prisja një Shqipëri me probleme. Kombëtarja shfaqi të njëjtat probleme si në Ligën e Kombeve. Mu duk e çuditshme zgjedhja e Panuçit për të presuar lartë. Krijuam 2-3 raste të mira.

Gjimshiti është lojtar i bukur nga kallupi, por nuk ka elegancën e duhur dhe agresivitet. Ndoshta është akoma i ri, por mendoj se si Canën dhe Mavrajn është shumë vështirë t’i zëvendësosh.

Mendoj që do kemi probleme në qendër të mbrojtjes. Lojtarët nuk kanë freskinë dhe elasticitetin e para 3 viteve. Ajo që më shqetëson është se pësojmë gola dhe nuk shënojmë”, u shpreh Vata