Kryesore Rudina Hajdari, kritika PS-së: Reformën Zgjedhore e bën opozita e re

Rudina Hajdari, kritika PS-së: Reformën Zgjedhore e bën opozita e re

Ftesës së Damian Gjiknurit për të pritur opozitën jo parlamentare, në një tryezë negociatash për reformën zgjedhore deri më 5 maj, është pritur keq nga deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari. Ajo e quajtur të turpshme ftesën që Gjiknuri i bëri ish-opozitës, kur tashmë në Kuvend, kanë ardhur deputetë të rinj që kanë zëvendësuar opozitën që dogji mandatet.

Në fjalën e saj në Kuvend, Rudina Hajdari tha se duhet dëgjuar zëri i tyre sa i përket ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor. Hajdari sqaroi se mandati i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, ka mbaruar më 21 shkurt 2019, dhe se në 1 vit nuk dha asnjë rezultat.

“Ata deputetë që ishin sot nuk janë më, dhe ju e keni bërë marrëveshjen me ta, jo me ne. Me këtë parlament që është sot, erdhi si erdhi puna tanimë i përket të shkuarës, dhe duhet të bëjmë të pamundurën. Deklaratat e zotit Gjiknuri ishin shëmbëlltyra më e keqe se çfarë ndodh në këtë sistem. Zoti GJiknuri pa pikë turpi, jashtë Kushtetutës, i shtriu dorën opozitës dhe tha: Do bëheni pjesë në komisionin e reformës zgjedhore.

Ky komision duhet të mbyllet, duhet të merren parasysh këta deputetë që kanë ardhur nga një listë e caktuar, dhe ju duhet të shpalosni idetë tuaja, përsa i përket sistemit zgjedhor. Unë do jap propozimet e mia si deputete, se çfarë dua të shoh unë të ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha Rudina Hajdari.

PD i kërkoi Kuvendit shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës zgjedhore deri më 5 maj, kohë brenda së cilës pret opozitën jo parlamentare për të dhënë qëndrimet e saj në lidhje me reformën zgjedhore, dhe më tej t’i votojnë deputetët e rinj të opozitës, që erdhën nga listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Hajdari bëri edhe disa propozime për Reformën Zgjedhore. Ajo tha se partitë politike nuk duhet të cënojnë parimet demokratike. “Neni 9 i Kushtetutës thotë se partitë politike nuk duhet të cënojnë parimet demokratike. Mendoj se duhet të ketë propozime të hapura që populli shqiptar të votojë në mënyrë të ndershme dhe të lirë. Duhet të kemi një ide të qartë për sa i përket financimit të partisë politike. Ky parim ishte dhe në raport po nuk është zbatuar asnjëherë.

Duhet të ketë një organizim ndryshe brenda partive politike. KQZ duhet të shohë se cfarë bëjnë këto parti në grupimet etyre për të parë nëse zbatohen rregullat. Duhet që të eleminojnë partitë e vogla që nuk kanë asnjë lloj funksioni dhe paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Te kodi zgjedhor duhet të depolitizojmë në mënyrë thelëbësorë administratën. Që këtu ne bëjmë tallje me popullin. Unë nuk do ulem në asnjë lloj komisioni për reformën e zgjedhore pa pasur eskpertët e OSBE dhe një përfaqësues të KQZ. Duhet të kemi një sistem cfarëdo por jo këtë aktual”, u shpreh Rudina Hajdari.