Politika Rudina Hajdari, mesazh në krah të Sorecës

Rudina Hajdari, mesazh në krah të Sorecës

Deputetja Rudina Hajdari, pas kthimit nga SHBA, sot është shfaqur krah ambasadorit të BE-së, Soreca, në një takim në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ata kanë zhvilluar një takim me gratë e kësaj zone, me rastin e 8 marsit.

“Duhet të punojmë bashkë në të gjitha fushat për të arritur gjërat elementare.

Mos harroni kurrë se ju jeni forca e këtij qyteti, por duke punuar bashkë, duke ngritur zërin si sot, ne nuk do ishim në dijeni të problemeve dhe t’i adresonim ato”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

Në dalje të takimit, ajo është pyetur nga mediat nëse foli si deputete dhe a do të vazhdojë të mbajë mandatin e deputetes.

Rudina u përgjigj shkurt, duke thënë:

“Jo, fola si qytetare e Shqipërisë!”

Dalja krah ambasadorit të BE-së e saj, është një simbolikë e fortë, se para partisë, ajo dëgjon faktorin ndërkombëtar, në këto momente të trazuara për vendin tonë.