Kryesore Rudina Hajdari: Ndryshimi i sistemit është kryesorja

Rudina Hajdari: Ndryshimi i sistemit është kryesorja

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari nga Kuvendi u shpreh se amendimet kryesore që do të ndërmarrë grupi i deputetëve të rinj të opozitës, të cilët janë tashmë pjesë e Kuvendit, është ai i ndryshimit të sistemit.

“Do kemi disa amendime. Amendimi kryesor ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, kjo është një arritje për opozitën dhe gjithë vend. Ju siguroj që gjatë mandatit të këtij komisioni do t’i arrijmë të gjitha objektivat që kemi rënë dakord me Grupin e mazhorancës”, tha ajo.

Hajdari u shpreh se do të garantohet një proces i rregullt zgjedhor.

“Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor dhe do marrim masat e duhura për listat zgjedhore, ky është një projekt me ambicie të lartë, por ky është objektivi kryesor. Sa herë që bëjmë zgjedhje ne kontestojmë rezultatin, duhet t’i garantojmë qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi i sistemi është parësor. Do hartojmë planet në ditët në vijim dhe jam mirënjohëse grupit që ma dha mundësinë për t’i kryesuar. Falenderoj edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Pavarur”, u shpreh Hajdari.