Bota Rumania vendos: Karantinë 14 ditë për të gjithë ata që kthehen nga...

Rumania vendos: Karantinë 14 ditë për të gjithë ata që kthehen nga Italia

Karantinë e detyrueshme 14-ditore, edhe nëse për momentin nuk jeni i sëmurë ose asimptomatikë, për ata që kthehen nga zonat e prekura në rajonet Lombardi dhe Veneto ose për ata që kanë kaluar nëpër ato komuna.

Kjo është ajo që ka vendosur Ministria Rumune e Shëndetësisë. Rumania vendosi karantinën për shkak të fluksit të madh të njerëzve midis dy vendeve. Përmes një postimi në Facebook, ministria tha se “të gjitha rastet e dyshuara do të raportohen menjëherë në departamentet e shëndetit publik”.

Ndërsa Marine Le Pen në Francë ka kërkuar kontrolle në kufi me Italinë. Nga ana tjetër, Austria ka ndaluar një tren me 300 pasagjerë të linjës Venecia-Mynih, pasi dyshohet se dy pasagjerë janë të prekur nga koronavirusi.