Uncategorized Rummenigge kritikon La Liga-n për Messin, tregon anekdotën “mitologjike” për Ronaldon

Rummenigge kritikon La Liga-n për Messin, tregon anekdotën “mitologjike” për Ronaldon

“Bayerni luajti jashtëzakonisht mirë dhe meritoi të fitonte. Është shumë herët të flasim për favoritët e Champions-it. Barcelona? Pa Messin duket ekip pa shpirt. Katalanasit po përballen me një moment të vështirë. Ishte e nevojshme ta largonin atë. La Liga bëri një autogol të madh me largimi i tij”, – tha Karl-Heinz Rummenigge për “Bild”, pas fitores 3-0 të Bayern Munich në Barcelonë.

Rummenigge, gjithashtu foli për kthimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, duke deklaruar: “Ronaldo është një fenomen! Ai është 36 vjeç, ka luajtur në nivel të lartë për 20 vite. Ka një trup si ai i Adonis-it (personazh i mitologjisë greke). Mbaj mend një skenë kur ai ishte në Torino. Papritur, ishte duke qëndruar pas porte me duart e ngritura dhe e pyeta: “Çfarë po bën?” Ai m’u përgjigj: “Jam duke u stërvitur për të festuar golin tim të radhës…”