Sport Rummenigge zbulon pengun e madh: Zgjodha Jurgenin e gabuar

Rummenigge zbulon pengun e madh: Zgjodha Jurgenin e gabuar

Ishte vera e vitit 2008 dhe drejtuesit e Bayern Munchen po punonin për gjetjen e trajnerit të ri. Alternativat ishin dy: Jurgen Klopp, i cili sapo ishte liruar nga Mainz, dhe Jurgen Klinsmann, i cili ishte larguar nga drejtimi i kombëtares gjermane dy vite më parë.

CEO i kampionëve të Evropës, Karl-Heinz Rummenigge zbulon prapaskenën në prononcimin e dhënë për ZDF Sport, duke pranuar gabimin e kryer. Stoli iu besua Klinsmann, me ish-sulmuesin që nuk la gjurmë dhe u shkarkua në prillin pasardhës.

Klopp mori drejtimin e Dortmund dhe ia doli të fitonte 2 tituj kampionë dhe të dërgonte verdhezinjtë në finalen e Champions League. Rummenigge tregohet i sinqertë dhe sigurisht që është penduar për faktin që zgjodhi Jurgenin e gabuar.

“Klinsmann dhe Klopp ishin kandidatët për t’u ulur në pankinën tonë. Më duhet ta pranoj se jam pjesërisht fajtor për zgjedhjen e Klinsmann. Nuk na funksionoi me të, nuk ishte një zgjedhje e mirë për ne, por as për atë. Uli Hoeness po negocionte me Klopp, ndërsa unë me Klinsmann. Duhet të merrnim një vendin dhe në fund vendosëm për Klinsmann. E përsëris, nuk ishte zgjedhja e duhur për të dy palët“, zbulon drejtuesi i klubit bavarez.