Bota Rusia teston një armë të re supersonike

Rusia teston një armë të re supersonike

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike.

Presidenti Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor. Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit.

Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore të cilat ai i prezantoi në muajin mars.

Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.