Extra Russell Crowe tregon pse u izolua larg fëmijëve gjatë pandemisë

Russell Crowe tregon pse u izolua larg fëmijëve gjatë pandemisë

Russell Crowe ka zbuluar arsyen befasuese pse fëmijët e tij vendosën të izolohen në qytetin e populluar të Sidneit, në vend që të rrinin në fshat me të.

Aktori ka tre djem me këngëtaren australiane Danielle Spencer me të cilën është divorcuar para 2 vitesh. Ata janë: Charles, 16 vjeç dhe Tennyson, 13 vjeç.

Në një intervistë me Jimmy Fallon, aktori tregoi se ai vendosi të izolohej në një zonë rurale për shkak se atje kishte prindërit e moshuar dhe donte të qëndronte afër tyre.

Por me fëmijët pati një diskutim.

“Unë po flisja me djemtë e mi, dhe këtu po i mbanin shkollat ​​e hapura për një kohë të gjatë, kështu që pati konfuzion. Në fund të ditës, fëmijët e mi vendosën të izolohen në Sidnej. Unë isha pak i hidhëruar sepse këtu kemi pyllin, hapësirë, kemi të gjitha këto gjëra të mahnitshme këtu, apo jo”– shpjegoi Crowe, citon Fox News.

Më pas ai vazhdoi: “Por ata thonin ‘Jo jo, babi ne kemi marrë vendimin që, në një pandemi, ne do të izolohemi në pjesën më të populluar të vendit, të rrethuar nga zonat ku ka më shumë infeksione’. Dhe unë ngela ‘Djema, a mund t’iu pyes pse?’ Dhe më i vogli i cili është shumë i sinqertë tha… ‘Uber Ushqim.“

Djali po i referohej aplikacionit të shpërndarjes së ushqimit. Pra fakti që në fshat nuk porosisnin dot ushqim, bëri që djemtë të vendosnin të ndaheshin me babanë gjatë muajve të karantinës.