Extra Sa miliona euro ka fituar Dua Lipa këtë vit?

Sa miliona euro ka fituar Dua Lipa këtë vit?

Ky ka qenë një vit mjaft i suksesshëm i Dua Lipës. Puna e saj është shpërblyer edhe në para të cilat i shtohen llogarisë së saj bankare. Plot 4 milionë euro i janë shtuar këtë vit pasurisë së yllit shqiptar.

Sipas gazetës Daily Mail kompania e saj ka 24.5 milionë euro të grumbulluara nga 19.8 milionë euro që fitonte  një vit më parë.

Kjo tregon se menaxheri i saj i ri po performon në mënyrë të kënaqshme, dhe ai është babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

Në shkurt u zbulua se Dua u largua  nga kompania e menaxhimit Top Management që  e ndihmoi atë të shndërrohej në një sensacion global, pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.

Fituesja e çmimeve Grammy, ka marrëveshje fitimprurëse me firma  mjaft të njohura në botë si Evian, Yves Saint Laurent dhe Versace. Ajo gjithashtu ka marrëveshje me mediat sociale për të promovuar një sërë produktesh.