Kuriozitete Sa pak njohuri digjitale kemi!

Sa pak njohuri digjitale kemi!

Shumë njerëz nuk e dinë që gjigandi i mediave sociale Facebook zotëron Instagramin dhe WhatsApp-in. Ata gjithashtu nuk e dinë që metoda ‘private browsing’ që lidhet me fshirjen e historisë në internet i fsheh aktivitetet online vetëm nga dikush tjetër që përdor të njëjtin kompjuter. Një ekspert sigurie thotë se kjo është një nga mënyrat më të rëndësishme që përdoruesit mund të mbrojnë të dhënat e tyre.

Vetëm 2% e të rriturve të cilët u bënë pjesë e një studimi nga Qendra e Kërkimeve Pew ishin të aftë t’u përgjigjeshin saktë 10 pyetjeve mbi njohjen digjitale. Pyetjet përfshinin privatësinë, sigurinë kibernetike dhe mediat sociale. Pothuajse çdo njeri në këto kohë ka një celularë, një laptop dhe një prezencë në jetën e mediave sociale online. Por vetëm pak përdorues i kuptojnë plotësisht ndërlikimet e përdorimit të teknologjisë që mund të shkaktojnë cënim të privatësisë apo sigurisë.

Diçka e tillë ja vështirëson gjërat përdoruesve mesatarë të cilët duke mos ditur rregullat e privatësisë mund të marrin vendime të gabuara në lidhje me informacionet që shpërndajnë apo besojnë.

Fred Turner, një profesor komunikimi në Universitetin Stanford tha se teknologjia e vendit e ka pasur të vështirë të mbajë të njëjtin ritëm me shpejtësinë me të cilën po ecin mjetet dixhitale.

“Ajo çfarë ti sheh nuk është e gjitha çfarë ti merr”, tha ai duke kërkuar një edukim më të mirë dixhital.

Përdoruesit janë ndeshur me këto probleme ndërkohë që gjigandët e mediave sociale janë përballur me skandale privatësie. Në shtator, Facebook tha se dhjetëra mijëra aplikacione u pezulluan ng platforma e tyre për keqpërdorim të të dhënave të përdoruesve. Kjo gjë ndoqi zbulimin e vitit të kaluar se konsulenca politike Cambridge Analytica kishte marrë pa të drejtë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Dhe të martën, u tha se Twitter mund të ketë keqpërdorur një numër të pacaktuar emailesh dhe numrat e telefonit të përdoruesve, duke i lejuar ato që “pa dashje” të përdoren për qëllime reklamimi.

Facebook nuk iu përgjigj kërkesave për koment dhe Twitter refuzoi të komentonte.

Pew zbuloi se njerëzit më të edukuar kishin njohje më të mira dixhitale. Njerëzit e rinj u përgjigjën më mirë se njerëzit e vjetër në quiz.

Monica Anderson, një bashkë-autore e raportit, tha se studime të mëparshme të Pew kanë zbuluar se shumica e amerikanëve përdorin mediat sociale, kryesisht Facebook-un. Ndërsa studimi që u bë në qershor tregoi se vetëm 29% e atyre që morën pjesë në studim e dinin që Facebook zotëronte Instagramin dhe WhatsApp-in.

Facebook bleu shërbimin e shpërndarjes së fotove dhe videove në Instagram në vitin 2012 për 1 bilionë dollarë dhe mori kompaninë e mesazheve WhatsApp për 16 bilionë dollarë dy vite më vonë. Në gusht, Facebook konfirmoi një informacion ku thuhej se ai do ndryshonte emrat e këtyre dy shërbimeve në “Instagram from Facebook” dhe “WhatsApp from Facebook”.