Bota Sa para vlente profili i Donald Trump në Twitter?

Sa para vlente profili i Donald Trump në Twitter?

Rrjeti social Twitter ”zhytet” në Wall Street. Aksionet e kompanisë së ”cicërimave” humbën 10,12%, ndërsa ato të Facebook kanë humbur 3,30%.

Të premten, këto media sociale ndaluan përgjithmonë presidentin në largim të SHBA Donald Trump, i cili ka 88 milionë ndjekës. Rënia e çmimit të aksioneve i hoqi 5 miliardë dollarë Twitter-it.

Shefat e Twitter pezulluan llogarinë e Trump – e cila kishte rreth 88 milionë ndjekës – pasi udhëheqësi botëror nxiti teoritë e komplotit në lidhje me mashtrimin e votuesve dhe vjedhja e zgjedhjeve nxiti mijëra mbështetës të tij për të sulmuar Kapitolin javën e kaluar.

“Pas rishikimit të statuseve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës“, tha Twitter.

Më pas edhe Facebook mori të njëjtin vetëm, për të paktën deri në fund të presidencës së tij. CEO Mark Zuckerberg mbrojti vendimin në një postim në Facebook, duke argumentuar se Trump e përdorte llogarinë e tij për të minuar një tranzicion paqësor të pushtetit dhe rrezikoi të shkaktonte më shumë dhunë.

Në vitin 2017, Trump gjeneroi rreth dy miliardë dollarë për Twitter duke sjellë përdorues, duke i mbajtur të angazhuar në faqe për të lexuar atë që kishte për të thënë – dhe duke lëvizur nëpër reklama në proces.

Aksioni në Twitter ka të ngjarë të bjerë sërish, sepse investitorët janë të shqetësuar se ndalimi i Trump do të shkatërrojë interesin në platformë dhe do të çojë në bojkot mes atyre që e shohin vendimin si të motivuar politikisht dhe një mënyrë për të ‘mbyllur’ një zë të rëndësishëm konservator.

Merkel kundër Twitter për bllokimin e Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi si “problematik“ vendimin e Twitter ndaj atij që mban ende postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zëdhënësit të saj, Steffen Seibert, “mund të ndërhyhet në lirinë e të shprehurit, por vetëm në bazë të kufizimeve të dhëna nga legjislatori, dhe jo me një vendim të menaxherëve të kompanisë. Kjo është arsyeja pse kancelarja e cilëson si problematik vendimin për të mbyllur në mënyrë definitive profilin e presidentit amerikan”.

Mendimi i Merkel pason atë të ministrit francez të Ekonomisë, Bruno La Maire, i cili kishte kritikuar vendimin e Twitter sepse “më skandalizon fakti që rregulloren e gjigantëve digjitalë ta bëj vetë oligarkia digjitale, që është një nga rreziqet më të mëdha për shtetet dhe demokracitë”.