Kryesore Sa shanse ka që ky të jetë dimri i fundit në pushtet?...

Sa shanse ka që ky të jetë dimri i fundit në pushtet? Flet Edi Rama

Sa shanse ka që ky të jetë dimri i fundit në pushtet?

Kjo ishte pyetja që drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arian Çani i drejtoi Kryeministrit Edi Rama në kuadër të intervistës “Whatsapp me Ed Ramën”.

Kryeministri tha se nuk është në pushtet, por në detyrë. Ai shtoi më tej se përtej postit të Kryeministrit, ai është njeri që mund të merret me art apo modë.

Arian Çani: Sa shanse ka që ky të jetë dimri i fundit në pushtet?

Edi Rama: Unë nuk jam në pushtet, unë jam në detyrë. Unë jam këtu gjithnjë e më i bindur që ky llum që marrin përsipër sot të udhëheqin ofensiva si ajo e një të riu me shkëlqim, të zmbrapset. Unë personalisht jam dikush që mund të bëjë edhe gjëra të tjera. Mund të merrem me art, modë apo shkrim.

Arian Çani: E di si m’u duke, si kryetari opozitës.

Edi Rama: Unë jam opozitari më cilësor dhe protestues me studentët. Ne nuk kemi opozitë, është një fushë bosh. Kur është fushë bosh, si mund të nxjerrësh më të mirën tënde?