Extra “Sa shumë të paskam dashur!” Elvana Gjata shfaqet e përlotur në klipin...

“Sa shumë të paskam dashur!” Elvana Gjata shfaqet e përlotur në klipin e saj më të ri (VIDEO)

Jeni gati për rikthimin e fuqishëm të Elvana Gjatës?

Bëni mirë të jeni sepse këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit dhe është e paparë!

Tanimë le të flasim pak për look-un e saj në këtë këngë.

Elvana si pothuajse gjithmonë, vendos që talentin e saj ta shpërfaqë vetëm e vetëm përmes zërit. Pa zhveshje të tepruara, pa veshje “hot”, pa make-up që tërheq menjëherë vëmendjen…

Në klipin në fjalë ajo shfaqet mjaft e thjeshtë, e veshur me xhins, me grim të lehtë dhe me flokët në “habitatin e tyre natyral!”

Kënga titullohet “Tavolina e mërzisë” dhe këngëtarja në një moment afër fundit të klipit shfaqet me lot në sy.  Këto janë disa nga vargjet:

“Jam atje

Ku u theva keq

Nga lista e të gjallëve

Ku ti më ke heq

Jam me troshat e dashnisë

Në tavolinën e mërzisë!”

Klipi është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi në bashkëpunim me Darko Dimitrov, ndërsa tekstshkruesja është Aida Baraku.