Ekonomi Sa të sigurta janë ndërtimet pas tërmetit? Inxhinierët shqiptarë dhe ata nga...

Sa të sigurta janë ndërtimet pas tërmetit? Inxhinierët shqiptarë dhe ata nga Kosova bashkojnë forcat

Inxhinierëve shqiptare u janë bashkuar inxhinierët nga Kosova për të nisur fushatën në terren për kontrollin e gjendjes së banesave pas tërmetit.

Inxhinierët janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti dhe do të evidentojnë banesat e banueshme dhe ato të pabanueshme.

Ato që do të rezultojnë të pabanueshme do të shemben.

Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u kërkoi inxhinierëve që veç identifikimit të problematikave, të flasin me banorët dhe t’u komunikojnë atë që konstatojnë në mënyrë që të qetësojnë banorët të cilët janë të tronditur dhe të frikësuar nga plasaritjet që kanë në banesat e tyre dhe që mund të mos jenë problematike.

Në funksion të këtij procesi është hartuar një formular i posaçëm ku do të shënohet gjendja e godinës dhe një përllogaritje e përafërt e dëmeve.

Pas evidentimit të dëmeve, muret që janë në kolaps do të shemben ndërsa ato ku muret janë të plasaritura do të qepen.