Aktualitet Sa të varur janë shqiptarët nga droga dhe alkooli?

Sa të varur janë shqiptarët nga droga dhe alkooli?

Fenomeni i drogës dhe alkoolit është një nga problematikat e shoqërisë sonë. Rreth 164 milionë njerëz në botë kanë çrregullime të përdorimit të alkoolit ose drogës, por përqindja e personave që vuajnë prej tyre në vendet e rajonit është më e lartë se mesatarja botërore.

Në Shqipëri, ajo përllogaritet 2.33%, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Bosnjës, e cila mban rekordin në rajon për përqindjen më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë përqindja e individëve që kanë çrregullime me përdorimin e drogave dhe alkoolit është 3.53%, ndërsa në Malin e Zi, rreth 2.47%.

Shqipëria dhe Serbia janë në të njëjtin nivel, me një diferencë shumë të ngushtë, respektivisht 2.33 dhe 2.32%.

Maqedonia ka nivelin më të ulët, ku sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, përqindja e individëve që vuajnë nga varësia e drogave dhe alkoolit është 2.27%.

*Varësia e përdorimit të alkoolit ose drogës përcaktohet nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve si prania e tre ose më shumë treguesve të varësisë për të paktën një muaj brenda vitit.

Burimi: Monitor