Sport Sacchi, komplimente për bardhezinjtë: Nëse nuk do të kishim Juven në Europë,...

Sacchi, komplimente për bardhezinjtë: Nëse nuk do të kishim Juven në Europë, çfarë do të bënim?

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i njohur italian, ka folur në “Gazzetta dello Sport” për ndeshjen e fundjavës, Napoli-Juventus, duke u ndalur më gjerësisht te modeli i suksesshëm i bardhezinjve në futbollin italian: “Shumë do të varet nga Juventusi. Kjo është një sfidë, që mund t’iu japë rehati bardhezinjve pas disfatës së Madridit.

Po ashtu, kjo është një mundësi për të kontrolluar gjendjen fizike dhe mendore. Ne italianët jemi shumë të mirë për të dhënë maksimumin në vuajtje. Drejtori Paratici tha ditët e fundit se kampionati italian nuk është “stërvitor”. Kundër Napolit, sigurisht nuk është një ndeshje stërvitore. Në Europë fiton gjithmonë duke luajtur futboll sulmues.

Historia e tregon këtë. Përkundër kësaj, komplimente drejtuesve dhe menaxhimentit të Juventusit, sepse në vitet e fundit kanë ndërtuar një “perlë” të vërtetë. Personalisht dua që Juventusi të bëhet model për të gjithë futbollin tonë. Gara për titullin në Serie A mua më duket tashmë e mbyllur.

Unë jam një dashamirës i lojës së bukur. Në disa ndeshje, Juventusi ishte vërtet i bukur. Ne duhet t’i themi faleminderit Juventusit, sepse në vitet e fundit, falë tij futbolli ynë ka qenë i përfaqësuar në nivele të larta europiane. Nëse nuk do të kishim Juventusin në Europë, çfarë do të kishim bërë?”