Kryesore Sadiku zbulon bisedën me Buffon në fushë

Sadiku zbulon bisedën me Buffon në fushë

Armando Sadiku u aktivizua si titullar sot ndaj Italisë, ndryshe nga sfida me Spanjën, por gjithsesi sulmuesi kuqezi nuk arriti të shënojë.

Autori i golit të vetëm të Shqipërisë në një Kampionat Euriopain pas ndeshjes deklaroi:

“Luajtëm të barabartë. Kishim disa mundësi goditëm disa herë portën. U ndëshkuam nga një gabim. Të kishim pasur pak fat do kishim shënuar. Bufoni është një legjendë. Do kisha dëshirë t’ia kisha bluzën ndaj ia kërkova në një korne dhe më tha do ta jap në fund të ndeshjes.

Ishim pak konfuzë, e kërkuam golin me shumë ngulm. Nuk na doli loja që deshëm. U mundova të dal nga krahët të ndihmoj çunat. Ishte e vështirë të luaje me dy mbrojtës të gjatë. Nuk mund të them që nuk u furnizova, por nuk shënuam.

Bonuci dhe Kielini janë lojtarë me eksperiencë, flisnin shumë me njëri tjetrin. U mundova t’i kapja mbrapa shpinë. Ishte e vështirë, i krijuam rastet. Duhet ti kishim shfrytëzuar rastet” – deklaroi Sadiku në një prononcim për RTSH. I pyetur për Kielinin ai tha se i bëri disa herë ndërhyrje me brryl për ta ndalur dhe më pas i kërkonte ndjesë. “Më ndali disa herë me bërryl dhe më pas më kërkonte falje. Je shumë i fortë më tha dhe ndaj po të ndal kështu”.