Aktualitet Saimir Kodra sqaron debatin me Jolezën: Ajo është e pafytyrë!

Saimir Kodra sqaron debatin me Jolezën: Ajo është e pafytyrë!

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka dhe moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra që prej shtatorit kanë nisur një luftë që sot ka përfunduar në gjyqe.

Gazetari Saimir Kodra, i ftuar në “Thumb” u shpreh se Joleza po gënjen pasi nuk është paraqitur as edhe një ditë në punë.

“Ajo kishte bërë një shkrim dhe kishte përmendur gruan time. Ajo është një e pafytyrë. Gruaja ime ka fituar me konkurs atje. Por Joleza s’di ça të thotë për atë që ka bërë. Ajo ka nisur një betejë të fortë ligjore me gruan time. Shpëtove nga Saimiri, po tani ç’të gjeti”, u shpreh Saimiri.

Si nisi sherri

Joleza Koka e akuzoi Saimir Kodrën për thyerje të etikës televizive, duke publikuar një video ku moderatoratorët e emisionit “Stop” i drejtoheshin velinave me batuta fyese. Më vonë “Stop” publikoi një skandal me përmasa më të mëdha, duke denoncuar se Joleza në qendrën e saj të punës, pra në Ministrinë e Mirëqenies, kishte dy vjet pa shkelur, ndërkohë që vijonte të merrte pagë.

Pas kësaj Joleza postoi një status, ku përgënjeshtronte supozimin se nuk ishte paraqitur në punë, duke futur në valle edhe bashkëshorten e Saimirit, duke sugjeruar se kjo mund të verifikohej, pasi bashkëshortja e moderatorit është e punësuar në sektorin e burimeve njerëzore.