Kryesore Saimir Tahiri ka një pyetje me spec për Ilir Metën: Vetëm këtë...

Saimir Tahiri ka një pyetje me spec për Ilir Metën: Vetëm këtë gjë dua të di

Teksa intervistohej nga moderatori Ermal Mamaqi në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pyet për aspakte të ndryshme të jetës së tij, ndër të cilat edhe për jetën politike.

Dhe për këtë çështje, Tahiri bëri atë që mund të konsiderohet edhe batuta më e bukur e mbrëmjes.

I pyetur se për çfarë do ta pyeste Ilir Metën, presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, nëse do ta kishte në një emision, ish-ministri u përgjigj: “Do e pyesja: ‘Si ia bën mor burrë?… Si ia bën që u dobësove kaq shumë?’’

Kaq mjaftoi që studioja e emisionit të përfshihej nga të qeshurat, e shumta, ndërkohë që Tahiri shtoi: “Është e vetmja gjë që nuk di!”

Ish-ministri, la kështu të kuptohej se ka informacione të shumta përsa i përket ish-kreut të LSI-së, parti me të cilën PS-ja, ku aderon Tahiri, ka pasur një koalicion të gjatë.

Një nga pyetjet më pikante të Mamaqit ishte se cilin prej dy liderave do më shumë: Sali Berishën apo Ilir Metën?

Tahiri u mundua në fillim t’i shmangej pyetjes duke qeshur e duke thënë: “Kalojmë tek pyetja tjetër”. Por më pas u shpreh: “Secili ka… siç edhe unë fundja, të mirat dhe… të mirat e veta. Mua më takon t’i respektoj për atë që kanë bërë dhe t’i them për atë që s’kanë bërë.”