Kryesore Sali Berisha, zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të PD

Sali Berisha, zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të PD

Sali Berisha është edhe “de jure” jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i partisë, Lulzim Basha.

Kësisoj, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, tashmë është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.

Ndërkohë, Berisha fillon sot aksionin e tij politik kundër vendimit të Lulzim Bashës me synim ringritjen e PD-së në vlerat që u themelua. Takimet do t’i nisë me demokratët e Tiranës në orën 18:00, për të vijuar më pas në të gjithë rrethet e vendit.

Në seancën e zhvilluar gjatë paradites në Kuvend ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.