Sport Salihi dhe Basha, “plasin” golat shqiptarë në Europë

Salihi dhe Basha, “plasin” golat shqiptarë në Europë

E premtja ka qenë ditë e mbarë për futbollistët shqiptarë në Europë. Dy prej tyre Hamdi Salihi në Austri dhe Migjen Bashan ë Itali kanë shënuar plot 6 gola së bashku.

Bomberi shkodran ka realizuar një “poker” në fitoren e të tijve me rezultatin 4-2 ndaj Kapfenberger SV, ndërsa mesfushori i kombëtares një dopietë në fitoren 4-1 ndaj Cittadella. Salihi e bëri “sefte” në ndeshjen e radhës në minutën e 10-të, kur zhbllokoi shifrat e bardha me penallti, për të vijuar më tej me gola në 20’, 29’ (penallti) dhe 56’.

Me fanellën e Barit, në Seria B, Migjen basha ka shënuar në minutën e 20-të të ndeshjes, duke barazuar disavantazhin e të tijve qysh herët. Mesfushori ynë kuqezi mbylli serinë e golave për vendasit e Barit, që aktualisht renditet në vendin e 3-të, me 16 pikë në 10 ndeshje, aq sa ka edhe Cremonese e vendit të dytë. Hamdi Salihi ka luajtur 1249 minuta në 15 ndeshje, në këtë kampionat, ndërsa ka shënuar 13 gola në total. Migjen Basha, nga ana e tij, ka luajtur 704 minuta në 8 ndeshje, duke shënuar edhe dy golat e djeshëm.