Bota Salvini: Italia do të punojë me Poloninë për të ndërtuar “Europën e...

Salvini: Italia do të punojë me Poloninë për të ndërtuar “Europën e Re”

Italia dhe Polonia do të punojnë së bashku për të ndërtuar “Europën e Re”. Sipas Reuters, deklarata ka ardhur nga zëvendësministri i Italisë, Matteo Salvini, gjatë një konference për shtyp në Varshavë ditën e mërkurë.

“Polonia dhe Italia do të jenë pjesë e pranverës së re të Europës, rilindja e vlerave europiane”, tha Salvini për gazetarët gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Brendshëm të Polonisë, Joachim Brudzinski.

“Europa që do të formohet në Qershor (pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Maj) do të na drejtojë të gjithëve më mirë se ai ajo që ekziston sot dhe drejtohet nga burokratët”, ka shtuar më tej Salvini në fjalën e tij.

Më herët, zv/kryeministri italian ka deklaruar se mund të marrë në konsideratë kandidimin për postin e presidentit të ardhshëm të Komisionit Europian.