Kryesore Salvini: Në Shqipëri rrezikohet përballja civile, jam në kontakt me palët për...

Salvini: Në Shqipëri rrezikohet përballja civile, jam në kontakt me palët për ta shmangur

Gjatë një deklarate publike në Ministrinë e brendshme italiane, ku radhiti problematikat e Italisë në veçanti me sigurinë kufijve, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini foli edhe për situatën në Shqipëri, që cilësoi si “të rrezikshme” dhe që mund të çoj vendin “deri në një përballje civile”.

Ministri italian deklaroi se sot ka folur me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe është në kontakt me palët politike në Shqipëri, për të shmangur përkeqësimin e situatës, sepse “Shqipëria është partner i rëndësishëm tregtar dhe kulturor për Italinë”.

“Ju kujtohen skenat e viteve ’90, kemi shumë probleme të tjera dhe gjeja e fundit që na duhet është hapja e një fronti të ri”, deklaroi Salvini, që është njëkohësisht edhe lideri i partisë Lega.