Bota Samiti i ardhshëm i G7-ës do të mbahet në resortin e Trump...

Samiti i ardhshëm i G7-ës do të mbahet në resortin e Trump në Florida

Një nga resortet e golfit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Florida, do të mbajë samitin e G7-ës qershorin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney dhe tha se presidenti nuk do të përfitojë nga eventi duke thënë se “Marka e Presidentit Trump është mjaft e fuqishme dhe nuk ka nevojë për marketing”.

Toka e Trump është rreth 13 kilometra larg aeroportit të Miamit.

Mulvaney u tha gazetarëve të enjten se një ekip paraprak i skautëve kishte filluar me një listë të lokacioneve të mundshme për samitin në rreth 12 shtete.

Ekipi paraprak, tha ai, shkoi në Kaliforni, Kolorado, Hawaii, Florida, Karolina e Veriut, Michigan, Tenesi dhe Juta.

Dhe më pas ata kanë vendosur që vendi më i përshtatshëm është pikërisht ky vend që i përket presidentit Trump.