Kryesore Sandër Lleshaj: Dallimi mes nesh dhe atyre

Sandër Lleshaj: Dallimi mes nesh dhe atyre

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se policia shqiptare sot është ndryshe nga ajo që protestuesve u përgjigjet me zjarr.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë evropiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje!”, deklaroi Lleshaj.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Për mediat ai u shpreh shkurt: S’kam ardhur për prononcime por për të falenderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria pritet të fillojnë hetimin në lidhje me incidentet në protestën te Kryeministria.

Një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave.

Policia ka fotografuar e filmuar gjithë ngjarjet para Kryeministrisë, ndërkohë që do të mblidhen edhe provat.