Aktualitet Sarandë, gjendet i djegur brenda ashensorit një 58-vjeçar

Sarandë, gjendet i djegur brenda ashensorit një 58-vjeçar

Një person është gjetur i pajetë brenda kabinës së ashensorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa dyshohet se shtetasi në fjalë mund të jetë vetëdjegur.

Informacion paraprak:

Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.