Sport Sarri: 100 mln euro janë shumë pak për Hazard, por nuk e...

Sarri: 100 mln euro janë shumë pak për Hazard, por nuk e mbajmë dot me forcë!

Eden Hazard ishte heroi i Chelsea-t në derbin e Londrës ndaj West Ham, teksa falë dy golave të tij, Blutë e Londrës u ngjitën në vendin e 3-të të klasifikimit me 66 pikë, edhe pse me një ndeshje më shumë se rivalët, gjithsesi e rëndësishme është që belgu konfirmoi edhe njëherë tjetër se është një lojtar i madh dhe me cilësi të jashtëzakonshme.

Për këtë nuk ka dyshime as trajneri Maurizio Sarri i cili pas ndeshjes ndaj West Ham thuri elozhe për Eden Hazard.

Trajneri italian nënvizoi se 100 milionë euro për një lojtar si ai janë pak ndërsa shtoi se nëse Hazard do të largohet në verë diçka që pritet të ndodhë, Chelsea do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësojë atë, ndërsa vetë Sarri nuk mund të bëjë shumë për ta mbajtur në skuadër pasi dëshira e lojtarit është të ndryshojë ambient.

Hazard me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Realit të Madridit ndërkohë që londinezët për të mos e humbur me parametër zero në verën e vitit 2020 pritet të pranojnë ofertën prej 100 milionë eurosh të madrilenëve.