Sport Sarri dhe ajo batutë që skuadra nuk ia fali kurrë…

Sarri dhe ajo batutë që skuadra nuk ia fali kurrë…

Gjithçka lind nga një seri batutash, shpesh jo shumë të goditura.

Historia mes Maurzio Sarrit dhe Juventus-it ka lindur keq dhe ka mbaruar akoma më keq, edhe pse nuk duhet harruar fitorja e titullit e arritur gjithsesi.

Sipas Corriere della Sera, mes arsyeve të mundshme të pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve mes trajnerit dhe grupit, janë një seri frazash të teknikut që nuk janë gëlltitur nga lojtarët.

Sarri ka dështuar tek Juventus. Sigurisht, jo vetëm për fajin e tij. Nëse projekti teknik nuk ka sjell frytet e dëshiruara, edhe në aspektin “njerëzor” marrëdhëniet me futbollistët dhe të gjithë ambientin nuk kanë qenë nga më të mirët.

Konfirmimi ka ardhur pikërisht me shkarkimin e tij pas vetëm një sezoni. Mes arsyeve të lamtumirës ka qenë edhe sjellja e trajnerit toskan. Një batutë mund të ketë bërë që aventura e tij te bardhezinjtë të nisë në mënyrë të keqe.

“Po si arrita të humbja dy tituj kundër jush”, mësohet të ketë thënë Sarri verën e kaluar, gjatë fazës parapërgatitore në Singapor, pas një ndeshje të humbur kundër Tottenham-it.

Sigurisht nuk ka qenë mënyra më e mirë për të nisur eksperiencën e tij të re, që ka vazhduar në të njëjtën  vijë me atë moment. Mosmarrëveshje, pakënaqësi dhe një marrëdhënie që nuk ka lindur kurrë. Një dështim që është mbyllur, për të mirën e të gjitha palëve.

Ultimatumi i CR7 që solli shkarkimin e Sarrit?

Cristiano Ronaldo mund të ketë pasur një ndikim të madh në vendimin e Juventus-it për të shkarkuar Maurizio Sarri-n.

Sipas Le10Sport, ylli portugez duket se i ka dhënë një ultimatum klubit pas eliminimit nga Champions League: ose ai, ose trajneri.

Para shkarkimit të trajnerit toskan, Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë këtë ultimatum klubit: nëse nuk do të ishte larguar trajnerit, do të ishte larguar ai nga Torino. Portugezi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me Sarri-n dhe duket se i ka shprehur pakënaqësitë e tij në disa raste.