Sport Sarri: Pak frikë mund të na bëjë mirë kundër Lionit

Sarri: Pak frikë mund të na bëjë mirë kundër Lionit

Juventus e ka mbyllur kampionatin me një humbje kundër Romës, por ka mundur të festojë gjithsesi titullin e nëntë radhazi në Serinë A.

Trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar të shpjegojë momentin që po kalon skuadra e tij në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Jam befasuar nga forma e mirë e Lionit. Nuk dukej si një skuadër që  nuk luante prej shumë kohësh”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Besoj se në aspektin fizik kemi rezistuar mirë. Mendoj se në këto ditë e kemi menaxhuar mirë veten. Energjitë mendore janë më të vështira për t’u rikuperuar.

Nga e hëna duhet të rivëmë përsëri të gjithë spinën. Pak frikë mund të na bëjë mirë. Pas fitores me Lacion, në mënyrë të pavetëdijshme, kemi menduar se e kishim siguruar titullin.

E dimë se do të jetë e vështirë ta nisim nga humbja 1-0 e pësuar në ndeshjen e parë kundër Lionit, por besoj se pak frikë do të na bëjë mirë”, përfundoi Sarri.