Sport Sarri: Ronaldo do të luajë majtas, Pogba më pëlqen, për Higuain vendos...

Sarri: Ronaldo do të luajë majtas, Pogba më pëlqen, për Higuain vendos klubi

Maurizio Sarri ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Tottenham për International Champions Cup, trajneri italian foli shkurt, por qartë dhe preku tre tema tepër të rëndësishme.

Loja

“Duhet të punojmë fort dhe të gjejmë dinjitetin, sepse është e rëndësishme të bëhemi një skuadër me karakteristika të forta. Arritja e këtij dinjiteti do të na sjellë fitoret”.

De Ligt

“Akoma nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, por për të do të ketë një pjesëz për të luajtur në këtë ndeshje. Jemi akoma pas Tottenhamit, por nesër do të doja të shikoja një skuadër në fushë me mentalitet të duhur”.

Ronaldo

“Ai ka fituar gjithçka në nivel individual dhe grupi duke luajtur në krah të majtë të sulmit. Tentativa e parë do të jetë ta vendos në atë pozicion, por me aftësitë që ka ai, ta spostoj 10 metra më tutje nuk do të ndryshonte gjë”.

Pogba

“Më pëlqen shumë, por është lojtar i Manchester United. Nuk jam unë drejtori sportiv, prandaj nuk kam dijeni për situatën”.

Higuain

“Unë punoj më lojtarët që klubi më vë në dispozicion. Në këtë moment Gonzalo është në dispozicion dhe unë e konsideroj 100% në programe. Nëse pastaj klubi merr vendime të tjera, unë do t’iu përshtatem”.