Kryesore “S’di as sa kate është pallati”, Vangjush Dako flet në GJKKO: Gjithçka...

“S’di as sa kate është pallati”, Vangjush Dako flet në GJKKO: Gjithçka ka qenë në dorë të specialistëve

Në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshti me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.

Ai ka dhënë sqarime dhe në lidhje me tenderin për projektin për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.

Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.