Politika “S’dua ta vendos në pozitë inferioriteti”, Basha i përgjigjet sfidës së Berishës

“S’dua ta vendos në pozitë inferioriteti”, Basha i përgjigjet sfidës së Berishës

Në konferencën për mediat, këtë të mërkurë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se sipas sondazheve të tij, demokratët kërkojnë që ai të drejtojë partinë, për të cilën tashmë është futur në garë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha u shpreh se nuk ka nevojë të bëjë takime me bazën e partisë, ashtu siç po bën Sali Berisha. Madje, duke iu përgjigjur sfidës që i lëshoi dje ish-kryeministri, ai theksoi se nuk po e bën këtë gjë, pasi nuk do që Berisha të vendoset në pozitë inferioriteti.

“Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti. Plus, kjo nuk është mes meje dhe zotit Berisha, kjo situatë dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas vendimmarrjes së SHBA-së. Interesit më të mirë të PD-së nuk i shërben përçarja e partisë për interesa të Bashës apo Berishës. Kjo është arsyeja e vetëpërmbajtjes dhe do të vazhdojë të vetëpërmbahem”, u shpreh Basha.