Aktualitet Seanca zgjat vetëm 30 minuta! Krimet e Rënda lënë në burg Klement...

Seanca zgjat vetëm 30 minuta! Krimet e Rënda lënë në burg Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për Klement Balilin, në seancën ku ishte i pranishëm edhe vetë “Eskobari i Ballkanit”, pas kafazit të xhamit.

Seanca e parë për çështjen Balili ka zgjatur vetëm 30 minuta.

Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku tha për mediat pas seancë gjyqësore se “nuk ka asnjë provë direkte apo indicie se Klement Balili është implikuar në trafikimin e 680 kg drogë drejt Greqisë”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë tha Balili në sallë, Sollaku u shpreh shkurt: “Mohoi akuzat”.