Ekonomi Sejko, bankave: Rishikoni kushtet e kredisë pa kosto për të prekurit nga...

Sejko, bankave: Rishikoni kushtet e kredisë pa kosto për të prekurit nga tërmeti

Të gjitha bankat e nivelit të dytë janë të duke verifikuar klientët kredimarrës që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, me qëllim rishikimin e mundshëm të kushteve të kredisë.

Guvernatori Genti Sejko zhvilloi një takim më bankat ku në fokus ishte krijimi i një plani masash të unifikuara, për të trajtuar kredimarrësit, pa kosto shtesë.

Në fjalën e tij, Sejko u kërkoi bankave t’u vijnë në ndihmë klientëve duke ofruar të gjithë lehtësitë e mundshme si nëpërmjet rishikimit të kushteve të kredisë ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen. Paralelisht me këtë fakt guvernatori u kërkoi bankave që të ofrojnë asistencë për klientët lidhur edhe me kontrata e sigurimit që ata kanë bërë.

Për kreun e bankës qendrore, parësore është vijimi i aktivitetit bankar në mënyrë të shëndetshme, ndërsa apeloi që pasojat e tërmetit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë. Deri më tani nuk ka një panoramë të qartë të kredimarrësve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar.