Ekonomi Sejko: Pandemia goditi industrinë dhe shërbimet, këtë vit ekonomia rritet me 5.3%

Sejko: Pandemia goditi industrinë dhe shërbimet, këtë vit ekonomia rritet me 5.3%

Guvernatori Gent Sejko paraqiti në seancë plenare në Kuvend raportin vjetor për vitin financiar 2020, gjatë së cilit pandemia goditi kryesisht sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë parashikon një rritje me 5.3 për qind gjatë këtij viti.

“Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen. Masat e distancimit e çuan Shqipërinë në recesion, rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese. Treguesit e balancave u ulën. Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit tonë si Bankë. Kriza goditi konsumin privat e flukset. Në veçanti u ndjenë në industri dhe sektorin e shërbimeve. Madhësia dhe kompleksiteti i goditjes, brenda fushës së kompetencës së Bankës morëm masat. Ulëm normën bazë të interesit. Lehtësuam qasjen e sektorit bankar. Miratuam ndryshime rregullatore që shtynë këstet e kredive me 6 muaj, dhe ristrukturim të tyre. Pezulluam shpërndarjen e dividentit për sektorin bankar. Eliminuam kostot e platformave elektronike të bankave. Duke sugjeruar pagesa elektronik. Masat e marra kanë qenë efektive në reduktimin e ndikimeve nga pandemia. Tregu financiar rezultoi i qetë”.

Ai tha se objektivi i BSH ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe Ruajtja e stabiliteti monetar e financiar.