Politika Sekretari për çështjet ligjore në PD: Gjyqtarë e prokurorë legena

Sekretari për çështjet ligjore në PD: Gjyqtarë e prokurorë legena

Ish-kreu i KQZ, Çlirim Gjata, njëherësh sekretar për çështjet ligjore në PD, ka folur me tone të ashpra ndaj gjyqtarëve në Shkodër, pas masës së arrestit ndaj ish deputetit të PD, Bardh Spahia.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë” Gjata tha se vendimi i sotëm është dhënë me urdhër politik të Edi Ramës, ndërsa nuk nguroi t’i quajë legena e plehra të shoqërisë.

“Bardh Spahia u la në arrest shtëpie. C’tregon ai vendim, e shumë të tjerë si ky? Tregon kapjen e gjykatës nga Rama.

Është urdhër i Ramës. Si ka mundësi të arrestohe Spahia që po proteston për votën e lirë e horrat e gansterët që flasin për vjedhje votash, nuk i hyn ferr në këmbë. Dosjet 339 e 184, Prokuroria i ka ditur para nesh po nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen.

Gjyqtarë e prokurorë legena plehrat e shoqërisë që marrin vendim nga Rama, e nuk arrestojnë ta që vjedhin me qindra miliona e si hyn ferr në këmbë. Kjo është për të dalë në rrugë.

Është shprehje e vjetër e Amerikës: Kur qeveria trash zullumet kundër popullit, popullit i lind e drejta me cdo mënyrë për të rrëzuar qeverinë.” u shpreh Gjata.