Aktualitet Sekuestrohen 2 tonë naftë kontrabandë në Tiranë (VIDEO)

Sekuestrohen 2 tonë naftë kontrabandë në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar 2 tonë naftë kontrabandë, të cilën ai e mbante një depozitë në banesë, me qëllim tregtimin e saj.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.