Aktualitet Sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla

Sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruarn pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla, dënuar më parë për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet e ditur se janë sekuestruar dy apartamente dhe një sipërfaqe toke me sipërrfaqe 2900 m2.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Prokuroria thotë se pasuritë e evidentuara janë pasuri të marra nëpërmjet korrupsionit si dhe zotërohen si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.

“Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive”-thuhet në njofti.

Frakulla është arrestuar nga policia e Vlorës në 2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.