Aktualitet Sekuestrohet heroinë në Portin e Durrësit (VIDEO)

Sekuestrohet heroinë në Portin e Durrësit (VIDEO)

Policia Kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një 35 vjeçar pasi po tentonte të kalonte një sasi lënde narkotike, të dyshuar si heroinë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit brenda një mjeti tip Renault që drejtohej nga shtetasi N.K. Për zbulimin e lëndës narkotike, efektivët e policisë kufitare përdorën qenin antidrogë dhe skanerin.

Pas verifikime, rezultoi se në pakon e fshehur në makinën e N.K. kishte rreth 500 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë. 35-vjeçari N.K. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe ndaj tij nisën veprimet e mëtejshme për “trafikim të narkotikëve”.