Aktualitet Sekuestrohet pasuria 5 mln euro e vëllezërve Marku

Sekuestrohet pasuria 5 mln euro e vëllezërve Marku

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar pasurinë e vëllezërve Marku nga Mirdita në vlerën e 5 milionë eurove.

Në sekuestro janë vënë 18 automjete luksoze, 10 pasuri të paluajtshme si vila e apartamente, 2 aktivitete biznesi dhe lokale.

Pasuritë e dy vëllezërve Marku dyshohet se janë të krijuara nga aktiviteti kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Vëllezërit Sokol Marku dhe E.Marku janë hetuar edhe në Spanjë për trafik droge, ndërsa Sokol Marku edhe në Itali. Gjithashtu dyshohet se ata jepnin edhe para me fajde.

Sipas autoriteteve, pasuria e tyre ka dyshime se vjen nga aktiviteti kriminal, ndërsa më herët ka qenë nën hetim edhe për pastrim parash.