Aktualitet Sekuestrohet pasuria e Devi Kasmit

Sekuestrohet pasuria e Devi Kasmit

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Devi Kasmit, i ekzekutuar me armë zjarri në Janar të 2018-s në kryeqytet.

Pasuria e sekuestruar kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.

Më herë gjatë këtij muaji, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm ish-efektivin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimiou, si ekzekutorin e Kasmit.

Greku e kreu vrasjen në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga një grup kriminal. Aurel Hoxhallari dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kasmit.

Gjatë kontrolleve në banesën e viktimës u gjet një sasi droge e llojit kokainë si dhe një armë e tipit automatik.

Kasmi ishte një person me rekorde kriminale, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Sekuestro e pasurive të Kasmit u vendos për veprën penale të pastrimit të parave.