Aktualitet Senati i UT deklaratë për protestën, Rama: Të garantohet mësimi!

Senati i UT deklaratë për protestën, Rama: Të garantohet mësimi!

Në një kohë që nuk ishte shpërndarë ende për mediat deklarata e senatit akademik të Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama e përshëndeti atë nëpërmjet Twiiter.

Rama shkruan se është dakord me deklaratën e Senatit, duke theksuar se kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar.

Rama në Twitter:

Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet Me Studentët.

Ndërkohë, në deklaratën e shpërndarë, thuhet se pas mbledhjes së sotme, thuhet se Senati mbështet kërkesat e studentëve, ndërsa u kërkohet atyre që të ndjekin procesin mësimor, duke vazhduar njëkohësisht edhe protestat.