Kryesore Serbia aprovon vaksinën kineze, Vuçiç provokon: Doza edhe për Shqipërinë

Serbia aprovon vaksinën kineze, Vuçiç provokon: Doza edhe për Shqipërinë

Serbia ka aprovuar përdorimin e vaksinës kineze anti-covid të Sinovac, e cila do të fillojë të aplikohet që sot. Presidenti, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për shtyp nuk i kurseu dhe provokimet.

Ai ofroi të ndihmonte Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me dhurimin e disa vaksinave duke theksuar se nuk do të ishte një problem për Serbinë.

“Fqinjët duhet të ndihmohen në momente të vështira”, tha Vuçiç. Ai shtoi më tej se ka gati planin për vaksinimin e serbëve në Kosovë përmes një “mënyre hibride”. Sipas presidentit, ata do të imunizohen në Veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, në Vranjë dhe Bujanoc.

Sa i përket problemeve që mund të haste plani i tij i vaksinimit, Vucic tha se Serbia do ta gjejë një mënyrë për të ndihmuar serbët në Kosovë. “Politika bën mrekullira”, nënvizoi ai duke shtuar se ndihma e Beogradit nuk rrezikon askënd.